Sport

Sot zhvillohen dy ndeshje në Euro 2024–vëmendja tek dueli Zvicër-Gjermani

By GAZETA SCANNER 1

June 23, 2024

Gjatë ditës së sotme [e dielë] do të ketë vetëm dy ndeshje të cilat do të zhvillohen në të njëjtin orar, duke filluar nga ora 21:00.

Në fakt ndeshjet e ditës së sotme shënojnë fillimin e xhiros së tretë të Kampionatit Evropian 2024 dhe të fundit të fazës së grupeve.

Ndeshja më interesante është ajo mes Zvicrës dhe Gjermanisë e cila do të luhet në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit.

Gjermania si nikoqire e kësaj gare tashmë është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave, por sot i duhet fitorja që këtë ta bëjë si lider i Grupit A.