Foto: REL

Lajme

Sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2023

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ndaj ish-deputetit Rexhep Selimi.

Seanca ndaj tyre pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:00.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse