7.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Sot varroset shtatzëna që u vra nga ish-bashkëshorti

- Advertisement -

Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në Prishtinë do të varroset sot.

Familjarë të shtatzënës së vrarë kanë thënë për KosovaPress se varrimi do të bëhet në ora 13:00.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës një burrë (Sokol Halili) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit