Lajme

Sot varroset ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri

By GAZETA SCANNER 1

April 21, 2024

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se sot do të varroset ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se për të do mbahen homazhe dhe një mbledhje komemorative.

“Në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri, ceremonia mortore organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi”, thuhet në njoftim.

Homazhe: Ora: 12:00– 13:30 Vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri.

Mbledhje komemorative: Ora: 13:30 Vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri

Ceremonia e varrimit: Ora:15:00 Vendi: Varrezat e fshatit në Dumnicë të Epërme.