Lajmest-slider

Sot, takimi i liderëve ballkanikë

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot dhe nesër do të takohen në Tiranë në Samitin e tretë rajonal mes këtyre vendeve, por Kosova nuk do të jetë e pranishme në këtë takim.

Presidenti  Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama.

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në këtë samit është një gabim.

Ndryshe, ky takim vjen pas dy takimeve të mëparshme të këtij niveli të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.

Ndërkohë, në Shqipëri ka pas reagime të shumta për shkuarjen e Presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Samitin e Tiranës më 20 dhe 21 dhjetor!