Lajmest-slider

Sot pritet të votohet raporti për Kosovën në Komitetin për Punë të Jashtme të PE-së

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka njoftuar se sot do të votohet raporti për Kosovën në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian.

Ai ka thënë se dy temat kryesore janë liberalizimi i vizave, njohja dhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të grupin të EEP-së. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizim dhe fusha të tjera”, ka shkruar Mandl në Twitter.