Lajmest-slider

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për hekurudhat në mes të Kosovës dhe Serbinë

Pas ndërmjetësimit të emisarit të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, so  do të nënshkruhet marrëveshja e linjës hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet në orën 09:30.

Ky zhvillim vjen pas negociatave të mëparshme të autoriteteve kosovare e serbe për infrastrukturë, si dhe pas takimit me presidentit Thaçi me të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, që pati të enjten mbrëma në Munih të Gjermanisë.