Sport

Sot nisin ndeshjet e Superligës në Kosovë, veçohet kryendeshja në Suharekë

By GAZETA SCANNER 1

October 18, 2024

Sot rikthehen ndeshjet në Superligën e Kosovës, ligën më elitare të futbollit kosovar.

Pas një pushimi të shkurtër për shkak të ndeshjeve në nivel të kombëtarëve, e premjta sjell ndeshjen e parë në Superligë.

Gjilani do të jetë nikoqir i Ferizajt sot. Kjo ndeshje fillon nga ora 13:00. Pra ka një ndryshim në orar, duke kaluar nga ora 15:00 në ora 13:00.

Të shtunën në fushën e gjelbër do të takohen Malishave me Prishtinë dhe Feronikeli 74 me Dritën.

Ndërsa të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet ndoshta më interesante të kësja xhiroje të futbollit elitar kosovar.

Dukagjini do të ndeshet kundër Llapit, ndërsa Ballkani do t’i masë forcat me Suharekën.