Lajme

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme për “skandalet në KEK”

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Sot në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme nga ora 12:00.

Kuvendi ka njoftuar se e vetmja pikë e rendit të ditës është: “Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

Se do të ketë seancë të jashtëzakonshme e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi.