Ballina

Sot luhet ndeshja Kosova-Izraeli

By GAZETA SCANNER 1

November 12, 2023

Kombëtarja e Kosovës sonte ( diele) do ta presë Izraelin në “Fadil Vokrri”.

Kjo përballje i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohej më 15 tetor, por është shtyrë për 12 nëntor për shkak të luftës Hamas-Izrael.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim prej orës 20:45.