9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Sot është ditëlindja e 78-të e ish-presidentit Rugova

- Advertisement -

Sot është përvjetori i 78-të i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai u lind më 2 dhjetor të vitit 1944, në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut, përcjell Klankosova.tv.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, ndërkaq tq mesmen në Pejë, ndërkaq studimet i vazhdoi në Prishtinë për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, , ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.

Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1984.

Më poshtë gjeni disa fotografi të ish-presidentit Rugova me nënën, babain dhe bashkëshorten e tij, të publikuara në faqen “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit