7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Sot është dita e çlirimit babi, a të festojmë?!

- Advertisement -

Gresë Krasniqi

Ka shumë njerëz që mendojnë se komandat i mirë, është komandati i vdekur dhe urrejnë deri në palcë çdo të gjallë që luftoj për këtë tokë e këtë ditë. Përsërisin të njëjtën frazë si Sërbia një kohë “Shqiptar i mirë është vetem shqiptari i vdekur.”

Nga kush u çliruam babi?

Nga Serbia mbase u çliruam por jo nga vetvetja!

Shoh se si e gëzojnë lirinë ata që asnjëherë nuk deshtën të largoheshin nga robëria, dhe vuajn ata që i dhanë fund Serbisë fashiste.
Shoh fëmijë të dëshmorëve të harruar, e veteran të një lufte të eger, të poshtruar nga institucionet e shtetit, të cilit i falën gjithçka!

Dita e çlirimit sot, por a jemi vërtet të çliruar?
Me çlirimtarët që mbahen padrejtësisht në qendër të paraburgimit ndersa gjykimi zvarritet. Dhe kemi një gjykate raciste, e cila u themelua nga injoranca e shumë kujt, e shumëkush po i vuan pasojat e sajë!
U formua nga deputetë të padijshem por rrënjët i ka thellë në Beograd!

Dita e çlirimit sot, por ndihemi të dënuar e të harruar.
Kryeministri i Republikës së Kosovës në mes të SHBA-së amniston krahun e djatht të Millosheviçit, Vuçiçin ndërsa për homolgun e atëhershëm të tij në Kosovë, Jakup Krasniqin, asnjë fjalë!
Kush është më i pafajshem se Jakup Krasniqi?!

Dita e çlirimit sot, por a jemi vërtet të çliruar?
Dy nga drejtuesit e OVL-së së UÇK-së në emër të popullit të Kosovës u dënuan, ndërsa ende nuk ka asnjë hetim të brendshëm se si dolën dokumentet nga zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë dhe arritën deri tek zyra e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë.

Dita e çlirimit sot, por seancen gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt që e ndoqën shumë shqiptarë kudo nëpër botë, nuk e ndoqi ministrja e Drejtësisë.
Heshtje nga institucionet e Kosovës të cilët, megjithatë, nuk heshtën për luftën e Ukrainës ani pse asnjëherë nuk e lartësuan luftën e UÇK-së.
Babi, lufta e Ukrainës më bëri të kuptoj se tek ne nuk ka pacifistë, nuk mund të përkrahësh luftën e një populli tjetër e të kundërshtosh luftën e popullit tënd. Kjo stë bënë pacifist, kjo të bënë hipokrit.
Babi, kuptova se nuk urryen luftën por guximin e juaj për të luftuar!

Dita e çlirimit sot, por kush ka të drejt ta festoj?
Institucionet shtetërore që dhunuan veteranët në protestën e organizuar ditë më parë? Apo veteranët që nuk gëzojnë pensionin që meritojnë?
Femijët e dëshmorëve? Apo ata që ishin mirë atëherë e mirë sot?
Ata që s’vuajten atëherë e s’vuajn as sot, ama babi, bashkë me lirinë gëzojnë të drejtën të shpifin dhe të shkruajn plot vrere e mllef për ne, për ju, dhe për shumë që sot nuk janë në mesin tonë.

Nga kush u çliruam?
U çliruam nga një pushtues i eger por mbesim frikacak; dikush frikësohet nga lideri suprem, dikush nga gjykata speciale e shumë kush nga vetvetja!
U çliruam nga pushtuesi Serb por robëruam vetveten!

Lavdi të rënëve që dhanë gjithçka për lirinë që sot gëzojmë dhe nderime deri në përulje juve pak të gjallëve që i dhat shumëçka këtij vendi!

Babi uroj dhe shpresoj që shumë shpejt, bashkë ta gëzojmë lirinë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit