Rozë

Sot ditëlindja e Dritan Hoxhës, ja si e kujton Arbana Osmani

Presidenti dhe themeluesi i ndjerë i Top Media-s do të festonte sot 52-vjetorin e lindjes.

Ai u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik shumë vite më parë, por dhimbja dhe boshllëku që ka lënë pas është akoma mjaft i madh. Shumë kolegë e miq shprehin çdo vit vlerësimin që kanë patur për Dritan Hoxhën, siç ka ndodhur edhe sot.

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, e cila është një nga gazetaret e para të “Top Channel” ka publikuar njē foto të vjetër të Hoxhës teksa fryn qirinjtë. “Gëzuar ditëlindjen superman. Më mungon gjithmonë”, shkruan moderatorja.

Arbana e kujton gjithmonë Dritan Hoxhën, i cili ka qenë ndër të parët që e ka mbështetur atë në hapat e parë të karrierës së saj të gjatë.