KoronavirusiLajmest-slider

Sot arrijnë rreth 5 mijë doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

4,680 doza të vaksinës Pfizer pritet që arrijnë sot gjatë ditës në Kosovë.

Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë pret që gjatë ditës së sotme të arrijnë 4680 doza të Pfizer në Kosovë. Këto janë pjesë e asistencës prej 95 000 dozave që BE-ja i ka ndarë për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Këto vaksina janë pjesë e asistencës prej 95 000 dozave që Bashkimi Europian i ka ndarë për Kosovën.

Disa ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në Tëitter konfirmoi se 95 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 do të vijnë në Kosovë nga maj deri në gusht.

Deri më tani janë vaksinuar 24 mijë qytetarë të Kosovës me vaksinat AstraZeneca që ishin ndarë nga mekanizmi COVAX.