Ish-inspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani për dyshimin e vrasjes së Faton Hajrizit ka thënë se Serbia mundet t`a politizoj rastin.
I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se këto raste se çka po ndodhin në rrjetet sociale për dyshimin për vrasjen e tij, janë në dobi të Serbisë.
Derisa, ai ka thënë se nuk e ka njohur personalitetin e tij, por mbi bazën e raportit për të, sipas tij është një person kriminel i profilit të lartë, dhe nuk ka të bëjë me patriotizëm.
“Serbia ka me bë çmos për me politizua këtë rast dhe këto se çka po ndodhin në rrjete sociale i shkojnë vetëm në dobi të Serbisë, e në dëm të shoqërisë tonë dhe në dëm të së ardhmes së fëmijës tonë, kjo është absurd. Personalitetin e tij nuk e kam njoftuar, por e kam njoftua mbi bazën e raporteve, nuk e kam takuar ndonjëherë mirëpo sigurisht se është një person, një kriminel i profilit të lartë. Pra nuk ka të bëjë asgjë me patriotizëm. Krimineli nuk mundet me u trajtua si hero dhe nuk guxon, kjo nuk është rruga e heroit, kjo është rruga e kriminelit”, deklarohet Sopjani.
Sipas Sopjanit, Serbia është prezente në Kosovë, ku thotë se institucionet duhet të jenë të drejtpërdrejta dhe më të qarta.
“Serbia është jashtëzakonisht prezente në Kosovë, përmes qytetarëve qoftë përkatësisë serbe ose shqiptarëve të Republikës së Kosovës këto sigurisht kur ka ngjarje si kjo, lufta speciale, individët të cilët e bëjnë luftën speciale aktivizohen, ne si shoqëri duhet të jemi më të guximshëm dhe institucionet tona duhet të jenë më të drejtpërdrejta dhe më të qarta”, tha Sopjani.
Ndryshe, Sopjani thotë se Faton Hajrizi ka qenë në territor të Kosovës.
Gjithashtu, ai ka thënë se Institucionet e Kosovës duhet me e dënua aktin se çfarë ka ndodhur në Serbi.
Po ashtu, sipas tij nëse Hajrizi kishte has në Institucionet e Kosovës, do ta bënte të njëjtin skenar, ngase ai ka ikur nga Institucionet e Kosovës.
“ Është një person i profilit jashtëzakonisht të lartë me shkathtësi të jashtëzakonshme, Faton Hajrizi publikisht përmes Tik- Tokut, të paktën në bazë të background mendoi që ka qenë në Ballkan. Ne duhet të jemi të kujdesshëm jo vetëm në aspektin institucional por edhe në aspektin shoqëror, mos me u indetifikua me kriminelin dhe me krimin, institucionet tona duhet thjeshtë me e dënua aktin se çfarë ka ndodhur atje, duhet me tregu qartë dhe saktë që ky person është një kriminel i dënuar prej institucioneve tona, i sistemit tonë të drejtësisë, ky person ka qenë në kërkim nga institucionet tona dhe i njëjti po nëse ish has kishte me përfunduar ose kishin me vra policët tonë ose ky ndonjë polic tonin, skenari kishte me qenë i njëjti, pa marr parasysh a është skema e një Republike të Kosovës apo një polici të Serbisë. Ai nuk e ka vrarë policin për shkak se ka qenë serb, ai e ka vrarë për shkak me ik vetë. Ky nuk është ik nga autoritetet e Serbisë, por nga autoritetet e Kosovës”, tha Sopjani.