Njohësi i sigurisë dhe ish- inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, në “FIVE” në RTV Dukagjini ka folur rreth çështjes së urës së Ibrit dhe deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti lidhur me hapjen e saj.
Ai ka thënë se deklarata e KFOR-it ka qenë e drejtpërdrejtë.
“Ke deklaratë edhe me kërcënim nëse mundem me thënë, sepse, qartazi treguan se nuk e kanë plan me leju hapjen e urës në këtë fazë, nëse nevojiten ushtarë shtesë pa asnjë problem e barikadojnë jo vetëm urën, por komplet pjesën veriore nëse paraqitet nevoja…e thanë se nuk hezitojmë”.
Kjo deklaratë e KFOR-it, sipas Sopijanit, ndikoi edhe në zbutjen e qasjes së kryeministrit dhe disa eksponentëve të qeverisë.
Ai ka thënë se “deri dje deklaratat kanë qenë më të ashpra, më të drejtpërdrejta se ura, gjithsesi do të hapet shpejt… tash po e shohim që ka një zbutje”.
Sopjani ka thënë se moskoordinimi i Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombtarë e veçanarisht me ShBA-në ka pru deri te “shuplakat” ndaj saj, e njëra nga këto ishte edhe njohja e pasaportave serbe ku pjesë të territorit të Kosovës njihen si të Serbisë.
“Këto janë veprime hakmarrëse të bashkësisë ndërkombëtare… dhe këto veprime janë në funksion të dobësimit të subjektivitetit ndërkombtar të Repubkilës së Kosovës. Para kësaj kemi pa sanksionet, tani ka biseda jo me u hjek ato sanksione, mirëpo me u vendos sanksione të reja”.
Një veprim tjetër i ndërkombëtarëve ishte edhe ai për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ku sipas Sopjanit u afrua pranimi, por në fund thanë jo.
“Krejt këto veprime po janë si rezultat i veprimeve moskoordinuese”, ka thënë ai ndër të tjera në “FIVE”.