Kulturë

Sonte nata e dytë e festivalit të këngës në RTSh

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë sonte do të mbahet nata e dytë festivalit të këngës në Radio Televizonit Shqiptar, Fest’58, prodhim ky i Radio Televizionit Shqiptar.

Nata e mbrëmshmë ishte mbresëlënës, ku performuan dhjetë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare si: Bojken Lako, Kanita, Devis Xherahu, Sara Bajraktari, Genc dhe Nadia Tukiçi, Kamela Islamaj, Elvana Gjata, Aldo Bardhi, Renis Gjoka dhe Albërie Hadërgjonaj, të shoqëruar live nga orkestra e RTSh.

Këtë vit festivali po drejtohet nga moderatorja Alekta Vjesiu, në regjinë e Vera Grabocës.

Sonte, publiku do të ketë rastin të ndjekë edhe 10 këngë, ndërkaq finalja do të mbahet të dielen. Kënga fituese e Fest ‘58 do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, që do të mbahet në Holandë.