Sport

Sonte Academic Bultex-Peja, pejanët kërkojnë hakmarrje

Sonte Peja do të ketë një ndeshje të vështirë në Ligën Ballkanike.

Skuadra pejane është mysafire e Academic Bultex, në përballjen që zhvillohet në Bullgari nga ora 17:30, njofton FBK, transmeton gazetaSCANNER.

Verdhezinjtë kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion të Ligës Ballkanike, derisa skuadra bullgare ka katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Pejë mes dy skuadrave, fitore kishte shënuar Academic Bultex me rezultat 87:98.

Peja është rikthyer në Ligën Ballkanike dhe shpreson se do të arrijë suksese sa më të mëdha në këtë garë. Këtë edicion në BIBL është pjesëmarrëse edhe skuadra tjetër kosovare, Rahoveci, që ka një fitore dhe katër humbje. /gazetaSCANNER/