Rozë

Soni Malaj flet për jetën dhe synimet e saj: “Kam pasur qëllim të ndjek ëndrrat, jo çunat”

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2024

Soni Malaj, në një intervistë në “Pushime On Top”, foli ndër të tjera për jetën e saj private. Ajo pohoi se tanimë është në “stinën më të bukur të jetës” dhe se ka bërë të mundur që jetën ta ketë të plotësuar edhe pa partner.

“Unë jam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm”, tha Soni, duke iu përgjigjur kështu pyetjes nëse ia ndjen mungesën një partneri.

Më tej, ajo tha se nuk është vetëm, pasi ka një familje të mrekullueshme, por gjithashtu edhe se njeriu duhet të mësojë të jetë i lumtur vetëm:

“Unë sa po thosha gjatë gjithë kohës që unë kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën, unë në momentin që kam vajzën…Njeriu nuk është vetëm se është Zoti lart. Ne kemi lindur vetëm, duhet të mësojmë të jemi të lumtur edhe vetëm. Unë në jetën time gjithmonë kam pasur qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat, nuk e kam pasur”, duke shtuar se fansat burra që ka, janë shumë të sjellshëm.

Rikujtojmë se Soni është nëna e një vajze, Ana, për të cilën bashkëprindëron me ish-partnerin, Mirko Luccarrelli.