Botë

Sondazhi: Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trump nëse nuk kandidon Joe Biden

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Në rast se Joe Biden heq dorë prej kandidaturës për president të SHBA-së pas një paraqitjeje katastrofike në debatin e javës së kaluar kundër kandidatit republikan, Donald Trump, ish-Zonja e Parë, Michelle Obama është e vetmja kandidate e mundshme demokrate që do ta mundte pa problem ish-presidentin amerikan, Trumpin, sipas sondazheve të Ipsos.

Michelle Obama kryeson gjithashtu renditjen midis votuesve të regjistruar, e cila lë pas Trumpin dhe Bidenin me më shumë se 10 për qind.

Kur u pyetën nëse Trump apo Biden duhet të heqin dorë nga kandidatura e tyre pas debatit, pothuajse tre nga pesë të anketuar janë dakord që Biden duhet të largohet dhe pak më pak se gjysma thanë të njëjtën gjë për Trumpin.

Trump dhe Biden mbeten të barabartë mes votuesve të regjistruar për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Në ballafaqimet e tjera hipotetike demokrate kundër Trumpit, vetëm Michelle Obama është më e mirë se republikani në mesin e votuesve të regjistruar.