Lajme

Sondazhet tregojnë se Harris rrit epërsinë ndaj Trumpit në zgjedhjet e 2024-ës

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2024

Kamala Harris vazhdon të marr forcë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sondazhet në nivel kombëtar tregojnë se ajo po kryeson ose kap kandidatin tjetër për president, Donald Trump.

Të premten në mëngjes, FiveThirtyEight, një faqe kryesore e analizave të sondazheve, e vendos Harris, kandidaten e supozuar të partisë Demokratike për presidente, me 2.1 pikë mbi rivalin e saj republikan në mesataren e tij kombëtare, raporton The Guardian.

Në mesataret për shtetet swing, ku qëndron kontrolli i Shtëpisë së Bardhë, Harris kryesoi në Michigan me dy pikë, Pensilvani me 1.1 pikë dhe Wisconsin me 1.8 pikë. Trump kryesoi në Arizona me më pak se gjysmë pikë dhe në Gjeorgji me gjysmë pikë.