Exit poll-et në Itali i japin një fitore të qartë partisë së kryeministres Giorgia Meloni, me një përqindje prej 26%-30%.
Pason Partia Demokratike me rezultate që variojnë nga 21% në 25%.
Në zgjedhjet parlamentare të 2022, partia e Melonit kishte mbledhur 26%, ndërsa Partia Demokratike 19.1% të votave.
Ndërsa rezultatet për partinë e Matteo Salvini tregojnë se ai qëndron midis 8% dhe 10%.
Partneri i tretë Forza Italia mbledh 8.5%-10.5% dhe Lëvizja 5 Yjet , e ish-kryeministrit Giuseppe Conte, pritet të jetë me 10%-14%.