Tashmë ka marrë fund faza e grupeve në Euro 2024, me 16 ekipe që kanë avancuar në 1/8 e finales, kurse tetë të tjera që janë përshëndetur.
E Sofascore ka zgjedhur formacionin më të mirë nga tri xhirot e fazës së grupeve.
Spanja dhe Gjermania janë dy kombëtaret që kanë nga dy futbollistë në këtë formacion.
Mamardashvili i Gjeorgjisë është në portë, kurse Cucurella i Spanjës, Bijol i Sllovenisë, Bastoni i Italisë dhe Kimmich i Gjermanisë janë në mbrojtje.
Fabian Ruiz i Spanjës dhe Toni Kroos i Gjermanisë në mesfushë, kurse më të avancuar Cody Gakpo, De Bruyne dhe Bernardo Silva.
Në qendër të sulmit është Kylian Mbappe.