Sport

S’ndalet Barça, shkund Sevillan

By GAZETA SCANNER 1

October 20, 2024

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë edhe këtë fundjavë.

Katalonasit e kanë deklasuar Sevillan, me rezultat 5-1, të dielën në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll, raporton RTKLive.

Të besuarit e Hansi Flick gjatë terë ndeshjes kanë qenë ekip dominues në duel me Sevillan.

Lewandowski (24’, 39’), Pedri (28’) dhe Torre (82’, 89’), shënuan për fitoren e Barçës, derisa për skuadrën mike golin e nderit e realizoi Muzambo (87’).

Barcelona kryeson tabelën në La Ligë me 27 pikë, tri më shumë së Real Madridi, kurse, Sevilla ndodhet në vendin e 13-të me 12-të sosh.