Teknologji

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

By GAZETA SCANNER 1

September 10, 2023

Snapchat thotë se është duke punuar për ta bërë aplikacionin e saj edhe më të sigurt për përdoruesit adoleshentë.

Snap, kompania mëmë e platformës të enjten tha se do ta shpërndajë një numër të veçorive dhe politikave me synim që t’i mbrojë më mirë përdoruesit e moshave nga 13 deri në 17 vjeç, duke përfshirë edhe kufizimet në sugjerimet e miqve dhe një sistem të ri për largimin e përmbajtjes së papërshtatshme për moshën.

Kompania gjithashtu ka lansuar një seri të videove në YouTube për prindërit në lidhje me veçoritë dhe një ueb-sajt të përditësuar ku vihen në pah politikat e saj të sigurisë për adoleshentët dhe kontrollit prindëror, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Veçoritë e reja vijnë mes presionit në rritje në platformat e mediave sociale nga ligjvënësit, edukatorët dhe prindërit për të mbrojtur përdoruesit e rinj nga përmbajtja e papërshtatshme, vëmendja e padëshiruar e të rriturve, shitjet e paligjshme të drogës dhe çështje të tjera.

Njoftimi i së enjtes vije pas lansimit të vitit të kaluar të Family Center të Snapchat, qendër kjo e cila prindërve u ofron më shumë njohuri se me kë po komunikojnë adoleshentët e tyre në aplikacionin e mesazheve.

Si pjesë e prezantimit të veçorive të së enjtes, Snapchat tani do t’u kërkojë përdoruesve 13 deri në 17 vjeç që të kenë një numër më të madh miqsh të përbashkët me një llogari tjetër përpara se ajo llogari të shfaqet në rezultatet e kërkimit ose si sugjerim miqsh, në një përpjekje për të shmangur që adoleshentët të shtojnë miq të cilët nuk i njohin në jetën reale.

Aplikacioni adoleshentëve do t’u shfaq gjithashtu edhe një paralajmërim nëse ata do të shtojnë një llogari që nuk ndan asnjë miq të përbashkët të Snapchat-it ose kontakte të telefonit.