Kombëtarja e Zvicrës është ndalur në një barazim te Skocia, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve për “Euro 2024”.
Helvetikët u ndaluan në një barazim 1:1, sfidë që ishin më kërkues shumicën e kohës.
Skocia e nisi më mirë duke kaluar në epërsi përmes një autugoli të Schar, që e devijoi goditjen e Scott McTominay (13’).
Megjithatë, ishte Xherdan Shaqiri që me një eurogol nga distanca e la të shtangur portierin e Skocisë për ta barazuar rezultatin (26’).
Zvicra pastaj e përmbysi përmes Dan Ndoye, mirëpo goli iu anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Dominimi i Zvicrës vazhdoi duke pasur raste tjera shënimi përmes Ndoye dhe Grant Hanley, që prapë dështuan t’i finalizonin.
Zvicra në fakt shënoi sërish përmes Breel Emolos, mirëpo prapë reagoi VAR-i duke e anuluar për pozitë jashtë loje.
Zvicra qëndron në pozitën e dytë në grupin A me katër pikë, derisa Skocia në vendin e parafundit me një sosh.