Lajme

Smajljaj tallet me pushtetin: Mos i kapni burgjet, kapni të arratisurit nga burgu

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2024

Politologu Avdi Smajljaj është tallur me pushtetin për arratisjet e fundit nga burgjet.

Ai ka kërkuar nga partia në pushtet që të mos i kapin burgjet, por të merren me të burgosurit që kanë ikur nga burgjet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar me bluzë me një mbishkrim interesant.

“Mos i kapni burgjet, kapni të arratisurit nga burgu”, ka shkruar ai.