Lajme

Smajljaj: Ka nevojë për strategji kombëtare për parandalimin e dhunës në familje

By GAZETA SCANNER 1

April 13, 2024

Pas rritjes alarmante të vrasjeve të grave në Kosovë, analisti Avdi Smajljaj ka nëvizuar imperativin e zhvendosjes së vëmendjes drejt parandalimit dhe jo vetëm vajtimit për pasojat e ngjarjeve të tilla tragjike.

Në vend të reagimeve të shpejta pas incidenteve, ai insiston në nevojën e një strategjie “që përmbush objektivat afatgjate, afatmesme, e afatshkurtëra, që përmirëson gjendjen në terren.”.

Reagimi i plotë:

Parandalimi ndihmon, jo vajtimi.

Ka nevojë për strategji kombëtare (përnime, jo strategji për t’ua bërë tick ndërkombëtarët se ka një strategji) për parandalimin e dhunës në familje.

Një strategji që përmbush objektivat afatgjate, afatmesme, e afatshkurtëra, që përmirëson gjendjen në terren.

Sa prej neve votuesve, kur kemi votuar kemi kërkuar që ata/ato që kërkojnë votën kanë një plan për një strategji të tillë?

Sa prej neve u kërkojmë llogari aryre që i kemi votuar a e kanë bërë dhe a po zbatohet një strategji e tillë?

Andaj edhe ne si qytetar kemi përgjegjësi pse vendi ka dështuar në parandalimin e dhunës në familje, vajtimi për disa ditë nuk është veprim i vyeshëm qytetar.