Politologu Avdi Smajljaj ka thënë se në bazë të vlerave që shoqëria tregon çdo ditë, edhe sikur të gjitha mediat të mbyllen, shoqëria nuk brengoset shumë.
Ai ka thënë se nëse pushon mbështetja e Amerikës dhe BE-së për demokracinë, atëherë shihet sa jemi pro demokracisë.
Postimi i plotë:
Uroj të jem gabim, por në bazë të vlerave që manifestojmë në jetën e përditshme, edhe sikur të gjitha mediat me i mbyllë nuk është se shoqëria jonë brengoset shumë.
Le të pushojë mbështetja e ShBA-së dhe BE-së për demokracinë në rajon, e shohim pastaj sa jemi pro demokracisë, e sa mund të mbijetojë demokracia e liberalizmi te ne.