Teknologji

Slack AI do të bëjë përmbledhje jo vetëm të bisedave por edhe kërkimeve

By GAZETA SCANNER 1

September 07, 2023

Pasi tha se është duke zhvilluar disa funksionalitete AI për Slack në fillim të vitit, Salesforce tha se po përgatitet për testimin e tyre këtë dimër.

Slack AI, siç quhen kolektivisht funksionalitetet në fjalë, janë integruar në platformë për ta bërë më të lehtë përdorimin e tyre.

Një prej aftësive të Slack AI është mundësia për të gjeneruar pikat kryesore të kanaleve, dhe më pas tu tregojë përdoruesve menjëherë pjesët më interesante të bisedave të cilat mund ti përdorin më pas për raporte ose thjeshtë për të lexuar çfarë mund tu ketë shpëtuar.

Slack AI gjithashtu mund të gjenerojnë përmbledhje të bisedave me një klikim për njerëzit që duan të dinë detaje rreth bisedave specifike dhe jo kanalit në tërësi.

Siç mund të shikoni në imazhin e paraqitur, përmbledhjet e gjeneruara nga AI nuk vinë thjeshtë me pikat kryesore, por me një listë hapash që përdoruesit mund të ndërmarrin bazuar në shqetësimet e ngritura, komentet dhe sugjerimet e bëra nga njerëz në bisedë.

Slack AI mund të elaborojë përgjigje kur njerëzit kërkojnë një informacion në Slack. Aktualisht funksionaliteti i kërkimit zbulon vetëm mesazhet, skedarët dhe kanalet që kanë fjalën kyçe, por Slack AI i përmbledh të gjitha këto informacione në një të vetëm.

Lajmi i funksionaliteteve AI vjen vetëm pak ditë pasi Slack lançoi një dizajn të ri për përdoruesit e biznesit. /PCWorld Albanian/