Sport

Skiatori Alban Elezi shpallet kampion bote për të rinj, feston me shqiponjë

By GAZETA SCANNER 1

January 23, 2023

Alban Elezi Cannaferina, skiatori me origjinë shqiptare, i cili garon për Francën, u shpall kampion bote për të rinj në disiplinën e Slalomit G. Koha e përgjithshme pas dy zbritjeve ishte 1 minutë, 43 sekonda e 63 të qintat. Alban Elezi ishte i pari në të dy provat.

Një garë perfekt e 19-vjeçarit, i cili në finish bëri edhe shqiponjën, një mënyrë për të treguar rrënjët e tij. Kjo është medalja e dytë pas asaj të argjendit të marrë pak ditë më parë po në këtë botëror.

Në të njëjtën garë, skiatori shqiptar Kevin Qerimi u rendit i 45-ti ndër 139 pjesëmarrës, ndërsa Denni Xhepa nuk e mbylli garën. Shqipëria, për numrin e medaljeve, momentalisht është e katërta në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botër për të rinj, duke lënë pas vende me traditë në ski.