Sport

Skandaloze: Tifozët serbë shfaqin hartën e Kosovës në flamurin serb në stadium

By GAZETA SCANNER 1

June 16, 2024

Tifozët serbë kanë bërë veprimin e radhës skandaloz, duke e vendosur hartën e Kosovës si pjesë të shtetit të tyre gjatë një flamuri që u shfaq në stadium.

Serbia po ia bën sefte në Evropian, ku e pret përballja me Anglinë.

Megjithatë, ajo që ka marrë menjëherë vëmendjen ishte veprimi skandaloz i tifozëve që e vendosën hartën e Kosovës në flamurin serb.

Nuk është hera e parë që tifozët huliganë serbë bëjnë këso gjeste, por disi UEFA s’është duke marrë veprime të mëdha.

Kuptohet, Federata Serbe është dënuar vazhdimisht për këto lloj veprime skandaloze e shpresojmë që të marrë dënimin e radhës.