Sport

Skandal: “Eskalojnë” serbët gjatë mbështetjes për Gjokoviqin në Australi, brohorasin “Kosova është Serbi”

By GAZETA SCANNER 1

January 23, 2023

Tifozët nga Serbia në Australi e kanë festuar kalimin në çerekfinale të “Australian Open” të tenistit serb Novak Djokoviq.

Ky i fundit arriti në çerekfinalen e turneut të madh të tenisit duke fituar në fushën e “Rod Laver Arena” ndaj Alex de Minor në tre sete për rreth dy orë – 3:0 (6: 2, 6: 1, 6:2).

Pas triumfit u bë festë e madhe nga tifozët në një nga parqet e Melburnit.

Tifozët gjatë festës brohoritën në mënyrë skandaloze “Kosova është Serbi”, shkruan Telegraf.rs.

Thirrje të tilla skandaloze vazhdojnë të ndodhin në pothuajse shumicën e ngjarjeve sportive në Serbi dhe jashtë saj nga tifozët serb.