Rozë

“S’ka qenë e lehtë me shit veten” – Pse Edona James zgjodhi këtë rrugë që sot nuk do ta bënte?

By GAZETA SCANNER 1

April 01, 2024

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James ka rrëfyer për jetën e saj dhe të kaluarën që ajo e kishte zgjedhur.

Ajo në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ka thënë se punën që kishte zgjedhur për operacionet që bëri për t’u kthyer në gjininë që donte, e ka paguar me paratë e marra nga shitja e trupit të saj.

Por, ajo ka treguar sesi ishte ndjerë, duke thënë se nuk ka qenë e lehtë aspak për të.

“Nuk u kanë e lehtë me shit vetën, me të prek dikush kur nuk e donë atë person, ka qenë shumë e rëndë, s’ka qenë e lehtë aspak. Por, e kam bërë se kur të thonë që ky operacion kushton kaq duhet se nuk ke shanse pa e bërë këtë punë. Sot nuk do e bëja kurrë”, ka thënë Edona.