Lajme

“S’ka njohje në qendër”, Pal Lekaj e pyet Kurtin a do ta pranojë Zajednicën

By GAZETA SCANNER 1

March 02, 2023

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka komentuar planin franko-gjerman, i cili u pranua së fundmi nga Kurti e Vuçiq në Bruksel.

Në seancën parlamentare që po zhvillohet, Lekaj ka thënë se kemi devalvuar në një marrëveshje që dashtë e pa dashtë duhet ta duartrokasim.

Ai më tej ka thënë se ka disa pyetje për kryeministrin Kurti, ku e para pyetje që ka bërë është, nëse Kurti do ta pranojë ose jo Zajednicën.

“A do ta pranoni Zajednicën, a do ta pranoni statusin e Kishës Ortodokse Serbe, a jeni ju ai kryeministër që e keni kundërshtuar fuqishëm,”- ka pyetur Lekaj.

Ai më tej ka kërkuar nga Kurti të tregojë nëse e ka parë ose jo aneksin e marrëveshjes.

“A e keni parë aneksin e marrëveshjes a e keni lexuar, nëse e keni parë pse nuk e diskutoni në parlament,”- ka pyetur Lekaj.