Nuk ka vazhdim të seancës që ka nisur sot nga ora 10:00 e mëngjesit.
Seanca nis nga ora 10:00 dhe zgjati në ora 14:00.Kryetari Konjufca i ftoi deputetët që të rikthehen në Kuvend deputetët në ora 16:30 por kjo nuk ndodhi.
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar seancën e Kuvendit ku pritej të votohej një varg Marrëveshje Ndërkombëtare.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk ka votim të marrëveshjeve ndërkombëtare pa një qeveri të re.
I njëjtit mendim ishte edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër.
Krahas ratifikimit të disa marrëveshjeve Ndërkombëtare, në rend dite ishin edhe disa projektligje të rëndësishme si dhe emërimi i një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.