Lajme

S’ka kuorum: Kuvendi dështon ta miratojë strategjinë për energjinë

By GAZETA SCANNER 1

December 22, 2022

Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë strategjinë për energjinë për periudhën 2022-2031.

Vetëm 58 deputetë votuan për, përkundër që prezentë në sallë ishin 73 deputetë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e re plenare, ku mes tjerash do të hidhet në votim edhe strategjia për energjinë e cila është e hartuar nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë shqyrtimit të strategjisë në Kuvend, partitë opozitare e kritikuan atë duke quajtur të mangët