Lajme

“S’ka jetë këtu, edhe të smutin e vjedhin” – Mitrovicasi blen barnat në “barnatoren e shtetit” 12€, në veri i gjen 4€

By GAZETA SCANNER 1

May 24, 2023

Një qytetar nga Mitrovica ka përjetuar dje një dëshpërim tepër të madh me çmimet e barnavave.

Ai ka treguar për “Jepi zë” që sot kishte shkuar të blejë barna në një barnatore në sheshin e qytetit të Mitrovicës, ndërsa ato i kushtuan rreth 12 euro.

Më pas i njejti ka vazhduar rrugën edhe në pjesën veriore, ku ka pyetur për çmimin e tyre, dhe të njejta kishin pasur çmimin vetëm 4 euro.

Ai thotë se ua ka treguar edhe faturën farmacisteve serbe, të cilat janë çuditur me çmimin e lartë të baranave në jug.

“N baranatore te shtetit 12 .40, a osht krim kjo. Ska shpers ketë ven njerzi t smut me vidh ku mos me ik prej kti veni”, ka shkruar ky qytetar për Jepi zë.