Sport

S’ka fitues, Serbia në prag të eliminimit nga Botërori

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2022

Kameruni e Serbia kanë luajtur baras 3:3 në sfidën e xhiros së dytë në Botërorin “Katar 2022”.

Të dy skuadrat pas dy ndeshjeve kanë nga një pikë dhe do të jetë xhiroja  e fundit që do të përcaktojë gjithçka.

Megjithatë një pasqyre reale mund të sjell sot sfida  e orës 17:00 ku Brazili luan me Zvicrën me shpresë se Zvicra do të marrë rezultat pozitivë dhe aty Serbia pothuaj do t’i thoshte lamtumirë Botërorit.