Sport

S’ka fitues në Gjilan, Prishtina mposht Feronikelin’74

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2024

Kryederbi mes dy rivalëve më të mëdhenj në futbollin tonë, Dritës dhe Gjilanit është mbyllur baras 1-1.

Dy skuadra gjilanase u përballen të shtunën në sfidën kryesor të javës së tetë në elitën e futbollit tonë.

Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një sfidë interesante, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Arb Manaj (35’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në epërsi prej 1-0, mirëpo, skuadra gjilanse në finish të kësaj pjesëlojë me anë të Armend Thaqit (45-4’), barazoi rezultatin në 1-1, rezultat më të cilën skuadrat shkuan në pushim.

Sfidë interesante është luajtur edhe në fraksionin e dytë, edhe pse gola munguan në këtë pjesëlojë.

Pas këtij barazimi, Drita ka 13 pikë në vendin e pestë, derisa Gjilani ka tetë sosh dhe renditet e shtata.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar Prishtina e cila mundi Feronikelin ’74, me rezultat 2-0.

Prishtinasit ishin ekip dominues ndaj skuadrës nga Drenasi. Rigon Llukiqi (40’) dhe Ngatta (90+4’), shënuan për fitoren e kryeqytetasve të cilat tani kanë 13 pikë aq sa kanë edhe Llapi, Drita dhe Suhareka, kurse, Nikli është e fundit me vetëm një pikë.