Ende nuk kanë kaluar në nivel trepalësh takimet e kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi, mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Radio Evropa e Lirë raportoi se ende po vazhdohet në takime dypalëshe, ndërsa s’ka ende gjë të re nëse Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të mund të caktojë një takim trepalësh.
Në këtë takim ësht thënë veçse që në agjendë do të jetë “urgjenca e zbatimit” të Marrëveshjes Bazike dhe se do të bisedohet për planin e sekuencimit.
Lajçak ka bërë me dije ditë më parë që propozimi i BE-së është si në vijim: Që Kosova të nis procedurat për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe derisa Serbia të nis njohjen e simboleve shtetërore, institucioneve dhe dokumente të Kosovës.