Ballina

Situata në Veri, Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, raporton Scanner.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë.