6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

​Situata në Veri/ Begaj telefonon presidenten Osmani

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se ka zhvilluar sot bisedë telefonike me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani mbi situatën e tensionuar në veri.

Në një postim në Facebook, presidenti Begaj ka shkruar se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe mbi dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

“I shpreha shqetësimin presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO”, ka shkruar Begaj.

Ai ka theksuar se mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik i Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit