Kiara ka folur në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP Albania për situatën e krijuar mes Armaldos dhe Luizit.
Armaldo, i njohur ndryshe si Maestro brenda shtëpisë së BBVA, gjatë javës ka debatuar ashpër me Luizin, gjë që ka krijuar situata të tensionuara mes tyre, shkruan lajmi.net.
E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani, se çfarë mendimi kishte për situatën, Kiara ka zgjedhur të mos mbajë anë.
“Unë sot sidomos jam ndier shumë e mërzitur për shkak të kësaj situate. Këta kanë lojëra ‘hedh e merr’, por realisht këto situata janë shqetësuese. Unë ndihem keq kur jam mes dy zjarreve, duke ditur se Luizi dhe Maestro (Armaldo) janë dy personat që kam marrëdhëniet më të mira këtu brenda që nga fillimi”, ka deklaruar Kiara.
Kujtojmë se gjatë ditë së sotme, gjatë një debati brenda shtëpisë Kiara kishte tentuar ta largonte Luizin nga fjalosja me banorët e tjerë, por i njëjti ishte nervozuar edhe më shumë për shkak se e dashura e tij nuk po ia mbante anën kur ai ishte i mërzitur.