Opinione

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë i padrejtë për gratë

By GAZETA SCANNER 1

January 16, 2023

Shkruan; Besa Ismaili

Përpos lemerisë nga detajet e autopsive në vrasjet e grave, dënimet e kriminelëve jo që s’na ngushëllojnë, por ato sa po e shtojnë indinjatën tonë, dhe jo vetëm.

Dënimet e tilla, si ky i sotëm në rastin e të ndjerës Haxhijaj, vetëm sa nxisin dhunën ndaj grave dhe recidivizmin si dhe rrezikojnë sigurinë e grave në shoqëri.

Kosova ka dy vite tashmë që ka miratuar Konventën e Stambollit, dhe në vend se të shohim fuqizim të ligjit sa i përket dhunës ndaj grave dhe dhunës në familjes, ne çdo ditë po jemi dëshmitarë të kthimit mbrapa në çështje të drejtësisë dhe sigurisë. Kjo është e papranueshme!

#femicid