Botë

Sindikata më e madhe në ShBA nuk do të mbështesë asnjë nga kandidatët presidencialë

By GAZETA SCANNER

September 19, 2024

Sindikata amerikane me ndikim Teamsters nuk do të mbështesë asnjë nga kandidatët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, për herë të parë që nga viti 1996, raportoi Reuters.

“Pas rishikimit të sondazheve të mbledhura në të gjithë vendin për gjashtë muaj dhe gati një vit pas intervistave në tryezë të rrumbullakët me të gjithë kandidatët kryesorë presidencialë, sindikata nuk ka marrë një vendim për të mbështetur ish-presidentin Donald Trump ose zëvendëspresidenten Kamala Harris”, tha sindikata në një njoftim.

Teamsters është sindikata më e madhe e Amerikës, me rreth 1.3 milionë anëtarë në SHBA dhe Kanada, dhe anëtarët e të cilit janë kryesisht shoferë kamioni dhe punëtorë depoje.

Sindikata ka tradicionalisht lidhje më të mira me Partinë Demokratike, por pavarësisht kësaj, presidenti i sindikatës Sean O’Brien së fundmi e ka afruar sindikatën me Partinë Republikane dhe është presidenti i parë i sindikatës që foli në Konventën Kombëtare Republikane në korrik.