Një kërkesë që e përcolli Qeverinë Kurti nga fillimi i mandatit, iu rikthye edhe në fund të tij.
Sindikatat e Pavarura kosovare po insistojnë që vlera e koeficientit të pagave të rritet, kurdo që do të bëhet rishikimi i buxhetit e jo të pritet deri në fundvit.
Vlerësimi i tyre është se kjo rroga aktuale po i dekurajon ata sikur edhe fakti që ka para për këtë punë.
Sindikalistët, pohojnë se koeficienti prej 110 euro sa ai momental nuk i plotëson nevojat e asnjë zyrtari publik.
Edhe ekonomistët, vlerësojnë se ekonomikisht ekzistojnë mundësitë. Për ish kreun e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ekzekutivi po e ruan këtë temë për qëllime politike.
Në të njëjtën kohë, qeveria po kritikohet se ka shkëputur krejt dialogun social me sindikata.