Sport

Silva jashtë fushës për disa javë, shqetësohet Gourdiola

By GAZETA SCANNER 1

September 22, 2023

Lojtari i Manchester Cityt, Bernardo Silva është lënduar në ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës, duke bërë që ai të zëvendësohet në minutën e 43 nga Jeremy Doku.

Guardiola ka shprehur shqetësimin e tij për lojtarët e lënduar te skuadra e Cityt.

“Ne jemi në telashe, por nuk do të them: ‘Oh, ne kemi shumë lëndime’”, u shpreh Guardiola.

Tek kampioni i Champions Leauge janë të lënduar: Jack Grealish, Mateo Kovacic, John Stones dhe Kevin De Bryne, shkruan Goal.com

Portugezi Silva do të mungojë në ndeshjet me Nottingham Forest Newcastle, Wolves, RB Leipzig dhe Arsenal.