Ky automjet sipas institucioneve të Kosovës i përket ushtrisë serbe që sulmoi Kosovën të dielën e 24 shtatorit.
Mirëpo lloji I tij “Humve”, prodhohet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i përket ushtrive.
Por nga ranë në duart e grupit terrorist serbë këto autoblinda ushtarake të cilat Serbia i kishte pranuar nga ShBA-ja në korrik të këtij viti, 66 sosh.
Për cka për televizionin publik në Kosovë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, u tha se do të ngritën hetime, për të vërtetuar nëse, Humvee është marrë nga kazermat ushtarake në Beograd.
Televizioni Dukagjini ka nisur pyetje në drejtim të Ambasadës Amerikane në Serbi por edhe Departamentin e shtetit për të marrë përgjigje nëse kanë nisur hetime për këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, ish-Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli ka treguar se çfarë sigurie dhe përmasa ka një Humvee nga e cila mund vendosësh edhe armë si mitrolozi.
“Janë mbi 300 mijë copa të prodhuara. Shërbejnë për transport të trupave, për transport të të plagosurve po ashtu kemi dy automjete të blinduara dhe jo të blinduara gjatësia e tyre është diku 4.5 metra dhe gjerësia 2.2 pesha e autoblindit është afër 2.5 tonë. Në këto automjete mund të vendosen edhe mitroloz 12.7mm” , ka thënë ai.
Veseli që shprehet i sigurtë që autolindat që u panë në pamjet e dronit të terroristëve serb janë prodhim amerikan thotë se këto automjete nuk mund të ndahen asesi me palë të treta.
“Në marrëveshjen për shfrytëzim të tyre asnjë palë nuk guxon t’ia dedikon ose të ia jap palës së tretë p.sh. Kosova e ka të ndaluar që autoblindat që i ka të ia jap për shfrytëzim Policisë së Kosovës apo institucioneve të tjera të sigurisë”, ka shtuar ai.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, ditë me parë ka mohuar akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.