Lajme

Si u bë Nusret Pllana moderator i radios së luftës?

By GAZETA SCANNER 1

June 21, 2023

Ishte përshëndetja e fundit pas fitores së madhe.

Në këtë formë, Nusret Pllana, e mbylli edicionin e fundit të lajmeve.

Me 21 qershor të vitit 1999, radio “Kosova e Lirë” përmbylli transmetimin që kishte nisur në kohë lufte.

Për plot gjashtë muaj, zëri që doli nga ky bunker, njoftoi botën për krimet serbe në Kosovë.

Por, si u bë një ekonomist i diplomuar, moderatori më i njohur në Kosovë, asokohe?

“Realisht mua më kishin ftuar si ekonomist i diplomuar të behëm përgjegjës udhëheqës i financave të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, por kur u takuam me profesor Ahmet Qeriqin dhe Ahmetin Qunin dhe plot të tjerë, iu lindin ideja aty për aty, që unë të kyçem në ekipin e radios”, tha Pllana.

Por, për themelimin e një radioje në këto kushte kërkohej goxha punë.

Krejt kjo kishte nisur disa muaj më parë, me vendim të Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kësaj një ekip i tërë e filloi punën.

“Kjo fjala “Ju flet Kosova e lirë”, nuk ishte kënaqshëm e mjaftueshme sipas Martinit (Çunit), dhe tri dite e kemi përsëritur këtë fjalë dhe dikur fillova të bëhem nervoz”, shtoi Pllana.

E rezultati në fund, ngjall emocione edhe sot.

Ky moment, kishte emocionuar edhe ish-gazetarin e kësaj radioje, Martin Qunin.

“Asnjëherë nuk të kënaqur lidhja me muzikën që na i pat pru Rauf Dhomi me Efraim Kastratin. Një muzikë jashtëzakonisht e mirë, na duhej një muzikë kushtrimore, dhe tek në ditën e tretë u ndamë të kënaqur në një moment, madje kur u realizuar ajo, gjithë kemi kërcyer nga gëzimi”, deklaroi Quni.

E granatimet e vazhdueshme të forcave serbe në kërkim të radios po e vështirësonin punën.

Madje me 27 mars, këto gati sa nuk vranë gjithë ekipin e kësaj radioje.

“Radio Beogradi dhe Tanjugu e dhanë informatën se u bombardua dhe u shkatërrua Radio “Kosova e Lirë”. 6:43 Unë thashë sot nuk bën pa dhënë lajme. U pajtuan shokët dhe lajmi i fundit ishte që për disa ditë nuk do të japim program për shkaqe taktike, dihet ajo, dmth po ndërrojmë vend”, shtoi ai.

Por, sa ishte serioze një radio që funksiononte në këto kushte?

“Ishim në bunker dhe u vonuam dy minuta për transmetim, i them Nusretit qysh me u vonuar? Një radio serioze nuk vonohet dy minuta. Ma ktheu Martin po kurrkush në botë nuk jep lajme nga bunkeri”, tha Quni.

Për gjithë këtë punë, ish-gazetarët e radios, kanë një falënderim të veçant.

“Që përfundohet suksesshëm misioni i shenjtë i radios, meritor janë ekipi i radios në krye me profesorin e nderuar, Ahmet Qeriqin”, tha Pllana.

E gjithë teknika e radios ishte dhuruar nga Ismet Behxheti.

Ndërsa deri tek ekipi kishte arritur me këtë veturë.